VIDEO/ Gjimshiti lë topin dhe merr kamerën, Atalanta tregon prapaskenat me “kameramanin” shqiptar pas ndeshjes së anulluar

Takimi i sotëm mes Atalantës dhe Torinos nuk është zhvilluar sipas kalendarit të shpallur në fillim të sezonit. Torinezët nuk janë shfaqur në fushën e lojës për shkak se nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Bergamos prej rasteve të shumta me Covid-19. Zikaltrit janë shfaqur si zakonisht në stadium për të zbatuar rregulloren duke pritur kundërshtarin për 45 minuta. Një periudhë kohore kjo kur lojtarët kanë zbuluar edhe pasione të tjera.

Atalanta ka shpërndarë një video në faqen zyrtare ku paraqet prapaskenat në korridoret e stadiumit. Gjimshiti ka lënë topin dhe ka bërë rolin e kameramanit. Në video shihet mbrojtësi shqiptar që ka vënë kufjet dhe qendron pas kamerës, duke tërhequr edhe vëmendjen e shokut të skuadrës, Teun Koopmeiners-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *