Rrahmani titullar ishte befasia e mbrëmjes, ja shpjegimi i Napolit për thyerjen e karantinës së vendosur nga autoritetet

Napoli luajti këtë mbrëmje përballjen kundër Juventusit, ndërsa ajo që befasoi jo pak ishte prania e Rrahmanit, Lobotkës dhe Zielinskit në formacionin titullar. Autoritetet lokale të shëndetësisë kërkuan karantinimin e tre lojtarëvë të sipërpërmendur. Arsyeja ishte fakti se futbollistët në fjalë kanë pasur kontakt të afërt me shokët e skuadrës që rezultuan pozitiv me Covid-19, si dhe nuk kanë kryer dozën e tretë të vaksinës. Për më tepër listohet edhe fakti se doza e dytë e vaksinës është kryer 120 ditë më parë.

Megjithatë, kur të gjithë prisnin që Rrahmani të gjendej në karantinë, mbrojtësi shqiptar zbret në fushë nga minuta e parë. “Sky Sports“ shpjegon përse Napoli mbërriti në një vendim të tillë. Të kaltrit mbështeten në protokollin e aprovuar nga Federata Italiane në vitin 2020, kur saktësohet se një person i pavaksinuar mund të lëvizë nga shtëpia në vendin e tij të punës në rast se tamponi i tij rezulton negativ në 48 orët e fundit. Mbetet për tu parë nëse klubi italian do të penalizohet për thyerjen e vendimit të autoritetit local të shëndetësisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online