VIDEO/ Gjibraltari u jep leksion të dytë mediave, Kosova fiton me rezultatin 1-0

Kosova ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Gjibraltarit, në miqësoren e mbyllur pak më parë në “Fadil Vokrri”. Një përballje që ka treguar se pa Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin, dardanët çalojnë shumë në sulm.

Në një takim ndaj një kundërshtari modest, ku ishin për 90 minuta në kontroll të topit, nuk është shënuar më tepër se një gol. Madje edhe ky do të vinte me një devijim në zonë në pjesën e dytë, pas gjuajtjes së Hasanit. Një leksion ky për mediat në Kosovë, që u tallën hapur para takimit me rivalët. Asnjë gazetar nuk do të ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, duke bërë që trajneri mik dhe kapiteni të largoheshin pa thënë asnjë fjalë më tepër.

Në një rezultat të tillë, padyshim tregohet që gjithmonë duhet të ketë respekt, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Pa harruar që e njëjta situatë u paraqitur edhe pak muaj më parë në Europë. Prishtina do të përballej ndaj një ekipi të Gjibraltarit për ndeshjen në Europë, St Joseph. Të gjithë po mendonin dhe shkruanin për përballjen me Rangersin, por në fund rezultoi St Joseph ajo që kaloi në turin tjetër. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online