VIDEO/ Gjermania nuk njeh fitore as me Hungarinë! Ndeshje e vulosur në tre minuta, hungarezët “bom.bardojnë” portën

Gjermania nuk po tregon një formë të mirë këtë edicion në Ligën e Kombeve. “Pancerat” nuk njohin fitoren as në ndeshjen e tretë në grup, atë kundër Hungarisë. Rezultati është vulosur herët në këtë takim. Nagi kalon në epërsi Hungarinë në minutën e 6, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Hofman barazon rezultatin.

Shifrat mbetën të tilla deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Gjermania dominoi në mbajtjen e topit, por rrezikshmërinë më të madhe e patën hungarezët. Këta të fundit “bom.barduan“ portën e Nojerit, teksa në 11 goditje, 7 përfunduan në kuadrat. Në krahun tjetër në 6 tentativa, vetëm njëra shkoi brenda kuadratit, pikërisht rasti i golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *