VIDEO/ Gjermania nuk e njeh mëshirën kundër Italisë! “Pancerat“ shfryjnë nervat pas 3 barazimeve, i shënojnë 5 gola axurrëve

Gjermania më në fund është çliruar në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas 3 ndeshje radhazi pa fitore, “pancerat” kanë marrë sot tre pikët, duke shfryrë gjithë nervat e tyre kundër Italisë. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik nuk e ka njohur fjalën mëshirë mbrëmjen e sotme, ku fitoi me rezultatin 5-2 ndaj axurrëve.

Një takim tërësisht i dominuar nga gjermanët, të cilët e gjetën golin e parë që në minutën e 10, kur Kimish e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e dyfishtë për Kombëtaren e Gjermanisë, teksa Gyndogan ekzekutoi me sukses një penallti në minutën e 4-t të shtesës së pjesës së parë.

Pjesa e dytë dis sërish vrullshëm për “pancerat”. Tomas Myler trefishon rezultatin në minutën e 51-të, ndërsa më pas ishte Timo Verner ai që i dërgoi shifrat në 5-0. Sulmuesi i Celsit shënoi dy gola brenda një minute, më kontretisht në të 68-n dhe të 69-n. Italianët reagojnë shumë vonë, me anë të Gnotos në minutën e 78 dhe Bastonit në të 94-tën. Megjithatë golat e tyre vlejnë vetëm për statistikë pasi fati i sfidës ishte vulosur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *