VIDEO/ Gati sa nuk u zunë pas golit, tifozi i Katarit e bën ekuadorianin të ndryshojë mendje: Janë kaq miqësorë

Tensioni ka qenë prezent në stadium në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Shkak u bë gjesti i njëri prej tifozëve të ekuadorit, i cili pas golit të Kombëtares së tij bëri me dorë shenjën e parave. Një veprim që u përcoll si provokim për tifozët e Katarit që gjendeshin pas tij. Njëri prej tyre e kishte të vështirë t’i kontrollonte nervat dhe filloi të ngrinte zërin. “Ulu dhe qepe gojën”, ishin fjalët e thëna prej tij teksa dikush përpiqej ta mbante në vendin e tij.

Por situata është sqaruar pas përfundimit të pjesës së parë. Të dy tifozët shfaqen së bashku në një video, ku këtë herë kanë ndryshuar tërësisht fytyrë. Nervat i kanë lënë vendin buzëqeshjes dhe tifozi vendas shfaq një sjellje më miqësore.

“Ky është Piteri. Ai është ekuadorian dhe ka ardhur këtu për të ndjekur ndeshjen sot. Jemi këtu për të parë këtë ndeshje të bukur”, ka thënë tifozi nga Katari. Ndërkohë tifozi nga Amerika e Jugut ka vijuar: “Kemi pasion, që ndonjëherë i bën njerëzit të mërziten. Por jemi bashkë për sportin. Sporti i bën njerëzit bashkë. Kështu që ne jemi shumë miqësor me njëri-tjetrin. I uroj Katarit më të mirën. Ka qenë një Kupë Bote shumë e bukur deri më tani. Ju djema jeni kaq shumë miqësorë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *