Grinta dhe karakteri i tij aspak i qetë kanë qenë dy nga pikat që e kanë shenjuar Gattuson përgjatë gjithë karrierës së tij jo vetëm si futbollist, por edhe si trajner. Megjithatë temperamentin e tij nuk e tregon vetëm brenda fushës së blertë, por me sa duket është diçka që e përndjek edhe në jetën e përditshme. Këtë gjë e ka shfaqur edhe në një video të bërë publike në rrjet, ku shihet trajneri i Napolit në një kafene të qytetit jugor.
Kamarieri vendos të bëjë një shaka me teknikun italian, duke i rrëzuar filxhanin gjatë servirjes. Megjithëse të pranishmit që ishin në të njëjtën tryezë me Gattuson kanë nisur të qeshurat, ky i fundit nuk ka qendruar pa reaguar duke u ngritur menjëherë në këmbë “gati për t’u përleshur”. Gjithsesi çdo gjë ka kaluar paprobleme, teksa të gjithë e kuptuan se ishte thjesht një lojë e përgatitur për trajnerin e Napolit./Sport Ekspres/
This dude really just pranked Gattuso, pray for this man’s life ?? pic.twitter.com/hjRcPMQyMZ
— Italian Football TV (@IFTVofficial) February 11, 2020