Thirrje e hapur për Voltana Ademin, Vajushi: Privatizoje skuadrën! Janë 3 biznesmena që duan ta blejnë

Vllaznia përjetoi momentin e saj më të errët në histori, me rrëzimin nga elita e futbollit shqiptar. Ardhja e trajnerit Jonuz në krye të ekipit ka ndryshuar sadopak gjendjen e klubit, që nuk do të shkojë në dy vendet që të rrëzojnë menjëherë nga Superiorja.

E nëse bëhet ky diskutim bëhet për Vllazninë dhe shihet si arritje, atëherë problemi shtrohet dhe duket të jetë në një tjetër vend. Ermir Vajushi, i njohur për opinionet e tij karshi çështjeve të klubit shkodran, i ka bërë një thirrje të hapur Voltana Ademit, ku mes shumë rreshtave të thëna, kërkon privatizimin e klubit.

“Kam marrë përsipër të bëj një thirrje publike me zemër dhe shpirt që të vësh dorën te Vllaznia. Po hyn te viti i 5 i joti dhe ke dhënë premtim për privatizimin e Vllaznisë. Po bën 4 e vite e disa kohë dhe nuk është bërë asgjë. Ka të paktën 1 vit e gjysmë që nuk jepet asnjë informacion për këtë, nga ti e para dhe nga asnjë pjestar i Bashkisë. Kjo nuk është vetëm për fajin tuaj që ne jemi në këtë gjendje, por edhe të opinionit sportiv rreth Vllaznisë, ka fjetur gjumë.

Ata ju kanë lënë të qetë në vazhdimin e punës tuaj pa rezultat. Unë kam tre persona, biznesmenë shumë të fuqishëm që duan të marrin Vllazninë, por nuk u jepet. Arsyet nuk i di. Po bëj një thirrje që të vësh dorën në zemër, nëse ke sadopak dashuri në zemër për qytetin dhe klubin tonë, nëse ke pak dashuri për familjarët e tu, që edhe pse nuk ta thonë në sy, ata nuk i pranojnë këto vendime. Të gjithë e dinë se nuk keni takat për ta mbajtur Vllazninë për 400 apo 500 milionë si doni ta mbani ju. Hiqni barrën tuaj dhe kalojeni në privatizim Vllazninë dhe na kthe ekipin. Kur të vjen koha që të largohesh, të ikësh si një person që ka privatizuar skuadrën dhe jo që e hodhi në një Kategori më poshtë”, ka thënë Vajushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online