VIDEO/ Gafa qesharake ndez ëndrrën për “play off”, Prishtina mund Bodo/Glimt dhe pranë kualifikimit

Prishtina ka fituar mbrëmjen e sotme në shifrat 2-1 përballë Bodo/Glimt. Norvegjezët gjetën shpejt rrugën e rrjetës dhe me golin e shënuar në minutën e 11 dukej se loja do të fliste për ta. Por bardhekaltrit do të reagonin në fundin e pjesës së parë, atëherë kur ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John, vendosi baraspeshën në “Fadil Vokrri”.

Rezultati do të mbetej i tillë deri në minutën e 82-të, kur do të vendosej dhe fati përfundimtar i takimit. Ishte një gafë qesharake e Lode që e dërgoi topin në portën e tij momenti që ndezi ëndrrën “play off” për Prishtinën. Kampionët e Kosovës janë duke bërë një ecuri mjaft pozitive në Europë dhe tani e shohin veten pranë kualifikimit në fazën e fundit përpara grupeve në Ligën e Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *