VIDEO/ Gafa qesharake e portierit dhe goli spektakolar i Xhakës, Leverkuseni vendos rekord në Gjermani

Bajer Leverkuseni ka marrë fitoren e radhës në Bundesligë. “Aspirinat” kanë mposhtur me shifrat 2-1 Majncin në javën e 23-të të kampionatin gjerman. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3-të të saj, kur Granit Xhaka shënoi një gol spektakolar për Leverkusenin. Majnci barazoi vetëm 5 minuta më vonë me anë të Kohrit, duke thyer shpejt baraspeshën.

Por Bajeri arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 68 me anë të Andrishit, i ndihmuar edhe nga portiere i Majncit. Ky i fundit kryen një gafë të rëndë, teksa i shpëton topi nga duart, duke kapërcyer kështu vijën fatale. Me këtë fitore Leverkuseni vendos rekord të ri në Gjermani, duke regjistruar ndeshjen e 33-të pa humbje përgjatë një sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *