Nga Klaudio Ndreca
Bundesliga është duke vazhduar kampionatin ndërsa aktualisht është duke u luajtur java e dytë pas COVID-19. Paderborni ku luan edhe Klaus Gjasula po përballet ndaj Hoffenheimit, ndërsa aktualisht shifrat janë në barazimin 1-1.
Miqtë kaluan të parë në avantazhin në minutën e 4 me anë të golit nga Skov. Por vetëm 5 minuta janë dashur për t’u rikthyer edhe njëherë ekuilibri i plotë. Një gafë fatale e brërë nga qendërmbrojtësi i Hofenheimit, ndërsa sulmuesi Srbeny ka gjetur në perfeksion trekëndëshin duke ia bërë të pamundur portierit për të reaguar.
Nga minuta e parë në këtë përballje është edhe Klaus Gjasula, që i është gëzuar për herë të parë një goli që nga pushimi për shkakun e pandemisë. Mesfushori shqiptar u shpreh se nuk ndien emocione të mëdha në ndeshje të tilla, për shkak të kushteve anormale, ndërsa në takimin e fundit u barazua pa gola ndaj Duseldorfit. /Sport Ekspres/