Ish-sulmuesi i Milanit, Andre Silva, ka bërë një gafë të cilën do ta kujtojë gjatë në karrierë. Në ndeshjen mes Leipzig dhe Mounchegnladbach, Silva do ta niste ndeshjen si titullar. Minuta e 51 e përballjes ishte për t’u rregjistruar nga harku kohor i 90 minutave.
Pasi portieri kundërshtar gaboi totalisht me daljen e tij, Silva gjendej me portën e boshatisur. Sulmuesi ka bërë më të vështirën duke gjetur vetëm traversën. Në ato momente rezultati ishte në shifrat 2-0, por fatmirësisht për Silvën ky rast nuk ndikoi për ekipin e tij pasi Leipzig fitoi 4-1. /Sport Ekspres/
what a miss silva! pic.twitter.com/EKkzSX8UTi
— Pookerstitious (@MRMOXxxx) December 11, 2021