Thomas Strakosha i ka dhuruar fitoren Galatasarait në Europa League. Portieri shqiptar bëri gafën e madhe teksa i dhuroi kundërshtarit një gol të papritur. Teksa duhej vetëm që të kontrollonte topin që i vinte nga ajri, Strakosha e dërgon gabimisht në rrjetë. Ky moment i minutës së 67 do të vendoste ndeshjen.
Por nga ana tjetër duket se Turqia është toka e mallkuar për këtë lojtar. Në ndeshjen e fundit që kishte qenë në të, do të bënte gafë edhe më të madhe. Pikërisht në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Turqisë, teksa pasi ishim aq shumë pranë gjetjes së avantazhit me rastet e shpërdoruara, dalja e gabuar e Strakoshës në minutën e 90 do të vendoste gjithçka. /Sport Ekspres/
Strakosha Türkiye’ye en son geldi?inde de ?unu yemi?ti pic.twitter.com/iiMRfcl074
— Bar?? (@gbarismert) September 16, 2021