Bylis-Kastrioti 1-1 Ntephe 20’/ Prodani 2′
Bylisi është përballur në orën 13:00 kundër Kastriotit, por ekipi i Dovedan nuk ka mundur dot që të përfitojë për të rrezikuar seriozisht krutanët. Vetëm katër pikë ishte diferenca mes këtyre ekipeve dhe nëse ballshiotët do të kishin fituar, atëherë Kastrioti do të rrezikonte seriozisht dhe për herë të parë “Play-Out”.
Kjo do të ishte “vetëvrasje” për djemtë e Ndreut që më herët as që e mendonin se do të mbërrinin në këtë pikë. Vetëm dy minuta loje janë kërkuar që Prodani të gjente golin e parë pas një aksioni të bukur të Kastriotit. Por për të rikthyer baraspeshën ka menduar Hidi. Një gabim trashanik i portierit të krutanëve që ka kërkuar të driblojë Ntephen, por pa ia dalë dhe topi shkoi shkoi në rrjetë. Bylisi ka qenë më kërkues për të gjetur fitoren, megjithëse nuk arritën dot ndaj Kastriotit që të merrnin më shumë se barazimi 1-1. /Sport Ekspres/
Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Stojanioviç, Hadroj, Janku, Lorran, Kojiç, Desançiç, Nebihu, Ndreca, Ntephe.
Trajner: V. Dovedan.
Kastrioti: Hidi, Çela, Rami, Nuriu, Bardhi, Moraes, Prodani, Mehmeti, Rezi, Zhivanaj, Neziri.
Trajner: R. Ndreu