Zeniti është shpallur kampioni i Rusisë për këtë sezon ndërsa i është dorëzuar edhe trofeu. Por festa nuk ishte ajo që pritej realisht pasi kapiteni Branislav Ivanoviç ka bërë një gafë jo të vogël. Lojtari i Zenitit e ka ngritur lart trofeun e fituar dhe aksidentalisht e ka rrëzuar në tokë.
Në një përbërje prej xhami, ka pasur një dëmtim të tij dhe disi prej lojtarëve janë shtangur në atë moment. Incident ky që ndikoi disi në prishjen e festës pasi ende nuk ishin ndezur fishekzjarrët për të dërguar “në qiell” trofeun e fituar për sezonin 2019-2020. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Whoops! ?
Zenit captain Branislav Ivanovic dropped and broke the Russian Cup after their win on Saturday. pic.twitter.com/oxPJT41z3R
— FourFourTweet (@FourFourTweet) July 26, 2020