VIDEO/ Gafa e Armando Brojës në kuitzin e Chelsea, thotë se gjuha braziliane dhe ajo portugeze janë të ndryshme

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje. Tashmë pritet të shihet se kur do të kthehet në fushën e blertë sulmuesi shqiptar, por sipas parashikimeve mendohet të jetë gati në qershor. Te Chelsea kanë organizuar një kuitz të veçantë me tre lojtarë, mes tyre edhe Broja.

Pyetjet e bëra ishin për shokët e ekipit dhe në fund fitues doli Broja. Megjithatë lojtari i Kombëtares e bëri një gafë. Teksa u pyet sesa gjuhë flet Thiago Silva, Armando la dy opsione të gjuhës braziliane dhe asaj portugeze, duke i menduar të ndryshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *