Taulant Xhaka e dërgon Bazelin në gjysmëfinale me shiritin e kapitenit në krahë, por harron kohët me Shqipërinë, nuk janë as në 3 momentet më të mira

Me shiritin e kapitenit në krahë, Taulant Xhaka ka bërë një nga arritjet më të mëdha në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka udhëhequr Bazelin drejt gjysmëfinales të Conference League pasi eliminuan Nice. Festa e madhe shpërtheu në Zvicër, teksa Xhaka e ka lënë Kombëtaren prej disa kohësh.

Tani koha te Shqipëria është thuajse e harruar për këtë mesfushor. I pyetur nga një gazetar zviceran në ditën e djeshme pas fitores me Nice se ku e fut këtë ndeshje në momentet e tij më të mira të karrierës, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe në arenën europiane, Xhaka nuk kujton aspak kohët me Shqipërinë.

“E fus në tre momentet më të mira këtë ndeshje me Nice. E kam thënë gjithmonë që ndeshja kundër Liverpulit është e para për mua. E dyta, më lini pak kohë të mendohem…Jo, le të themi që kjo ndeshje me Nicen sot është momenti i dytë më i mirë për mua në Europë”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online