Lacio e ka humbur përballjen e parë në “Europa League”, duke u mundur me rezultatin 2-1 ndaj Cluj. Ndeshja u zhvillua në Rumani dhe në avantazh kaluan të parët italianët me Bastos. Përmbysja do të vinte nga vendasit, që në golin e dytë janë ndihmuar edhe nga gabimi i Strakoshës.
Gardiani kuqezi nuk e ka nuhatur mirë situatën, duke bërë një dalje të gabuar. Trajektorja e topit nuk iu bind shqiptarit, që u përplas me një tjetër lojtar të Clujt, duke ia lënë portën e boshatisur Omranit. Mjaftoi një goditje me kokë nga ana e këtij të fundit, që i ndihmuar edhe nga shtylla, arriti të vendosë historikun e këtij takimi. /Sport Ekspres/