VIDEO/ Gabimi i Gjimshitit me Agueron, Manchester City e përmbys Atalantën në 4 minuta

Një nga ndeshjet më të bukura të kësaj mbrëmje në “Champions League” është edhe ajo mes Manchester Cityt dhe Atalantës. Këta të fundit kanë kaluar të parët në avantazh falë penalltisë. Fernandiho do të gabonte me ndërhyrjen në këmbët e Ilicic, duke sjellë edhe realizimin e parë të ndeshjes.

Berat Gjimshiti ishte duke bërë gjithçka perfekte deri në ato momente, derisa erdhi minuta e 34. Aguero do t’i shpëtonte bukur mbulimit të mbrojtësit shqiptar nga pas shpine. Atje do të vinte edhe barazimi, ndërsa 4 minuta më vonë do të ishte i njëjti golashënues që gjeti edhe të dytin nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo mbetet një eksperiencë e madhe dhe për lojtarin e Shqipërisë, që po përballet me një nga ekipet më të mira në botë. Ritmi ka qenë shumë i lartë dhe në disa raste kanë ardhur ndërhyrjet e duhura nga Gjimshiti që të mos rrezikohej porta e Golinit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online