VIDEO/ Futbollisti bëhet qesharak dhe eliminon ekipin, vrull nga mesfusha për një penallti në duart e portierit

Atlanta dhe Villas San Carlos janë përballur mbrëmjen e djeshme për Kupën e Argjentinës, e cila është vendosur nga 11 metërshat. Por nga pika e bardhë e penalltisë shënohet edhe një episod që është bërë viral në rrjet, me Gonzalo Coronel që bëhet qesharak me ekzekutimin e pazakontë të 11 metërshit.

Lojtari shkon drejt mesfushës për të marrë vrullin për të goditur topin. Një zgjedhje kjo që ka çuditur jo pak. Por kur të gjithë prisnin nje goditje të furishme drejt kuadratit, Coronel e ndal shpejtësinë sapo i afrohet zonës dhe bën një gjuajtje të lehtë qendrore, duke e dërguar topin në drejt e në duart e portierit kundërshtar. Kjo penallti e humbur i kushton skuadrës eliminimin, teksa kundërshtarët nuk gabuan për të tundur rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online