Futbolli kërkon edhe gjenialitet, pasi i shtohet bukura sportit më të ndjekur në botë. Një gol i tillë është realizuar nga ana e Joe Bryan në mbrëmjen e djeshme, atje ku Fulhami ka siguruar zyrtarisht “Premier League”. Pas fitores 1-2 në 120 minutat e shtesës ndaj Brentfordit është arritur edhe sukses i madh.
Deri në minutën e 105 rezultati ishte ende në shifrat 0-0. Në një goditje dënimi nga një largësi e konsiderueshme, në ekzekutim ishte Joe Bryan. Mbrojtësi anësor i Fulhamit ngriti dorën për të paralajmëruar shokët e skuadrës për krosimin, ndërsa edhe portieri i Brentfordit e kishte braktisur cepin e portës duke u bërë gati për ndërhyrjen mes lojtarëve të shumtë që u grumbulluan në zonë.
Ishte veprimi i fundit që pritej, por Bryan tentoji menjëherë drejt cepit të rrjetës duke e dërguar topin me gjenialitet në rrjetë. Menjëherë do të shpërthen festa legjitime, ndërsa po i njëjti futbollist arriti të realizonte në minutën e 117 pas kombinimeve fantastike mes lojtarëve të Fulham. Goli i Dalsgard do i shërbente vetëm statistikave, ndërsa është Fulhami që kalon më tej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Joe Bryan surprend David Raya !pic.twitter.com/xcWa39M7C6
— FR – EFL Championship (@freflchamp) August 4, 2020