VIDEO/ Futbolli është një lojë që zgjat edhe 120 minuta, por në fund fiton gjithmonë…BAJERNI!

Bajerni i Mynihut ka mbërritur në nivelin më të lartë të perfeksionit dhe po sundon në Europë. Pas fitores së Bundesligës dhe “Champions League”, ishte koha për të dërguar si koleksion në dhomën e mbushur të trofeve edhe Superkupën e Europës. Sigurisht që kjo nuk vjen për herë të parë, por vjen në momentin që i konfirmon bavarezët si më të mirët e këtij momenti.

Në mbrëmjen që sapo lamë pas është fituar në shifrat 2-1 ndaj Seviljës. Për vetë mënyrën sesi erdhi loja nuk kishte askush dyshime për fitoren e ekipit gjerman, megjithëse pikëpyeta mbetej minuta kur do të vinte edhe goli që do të vendoste takimin.

Të parët kaluan në avantazh lojtarët e ekipit spanjoll me Ocampos që gjeti rrjetën nga pika e bardhë e penallitsë në minutën e 13. Nuk do të kalonin shumë minuta dhe një nga aksionet e bukura të gjermanëve u përfundua në mënyrën më të mirë nga Goretza, pas pasimit dhe uljes së bukur të topit që bëri Leëandoëski. Ndeshja do të dërgohej në 30 minutat shtesë edhe pas një përballje dinjitoze që bëri Sevilja, por që nuk mundi të shkonte më tepër duke u dorëzuar në rastin e Javi Martinez që vetëm me pak minuta në fushën e lojës i ndëshkoi në të 104. Pikërisht ekipi ku mund të shënojnë të gjithë dhe që e ka treguar se nuk mëshiron askënd në Europë. Futbolli është një lojë që në raste të veçanta zgjat edhe 120 minuta, por në fund fiton gjithmonë…Bajerni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *