Futbolli të fal emocione të forta, por ndonjëherë edhe nga ato negativet që të japin goditje të madhe. E tillë ishte situata për Monaco-n që ka mbetur jashtë Champions League për një autogol në minutat e fundit, që përfundoi në rrjetë si një supergol që do ta kishin zili edhe yjet e futbollit botëror.
Gjithçka ndodhi në Shakhtar Donetsk-Monaco, në ndeshjen e kthimit që niste me rezultatin 1-0 në favort të ukrainasve falë fitores në ndeshjen e parë. Megjithatë Monaco i mbylli 90 minutat me shifrat 1-2 falë dopietës së Ben Yedder. Por kur të gjithë prisnin që ruleta ruse të vendoste për ekipin që do të kalonte më tej, mbërriti autogoli i Aguilar. /Sport Ekspres/
Monaco was knocked out of the Champions League by Shakhtar in extra-time with this own goal.
Brutal ?
(?: @CBSSportsGolazo)pic.twitter.com/jlxHZljwrv
— B/R Football (@brfootball) August 25, 2021