Petrokub-Laci 0-0
Laçi nuk di të zhgënjejë dhe e dëshmon veten sërish si krenaria e Superiores në Europë. Kurbinasit e treguan se kanë burra nê fushën e lojës që dinë të vuajnë dhe sakrifikojnë për hir të rezultatit.
20 minutat e para i takon Petrokubit që me entuziazmin e tifozëve po kërcënonin portën e miqëve. Ndërkohë në 7 minutat e tjera Laçi e ktheu ndeshjen me një portë.
Në momentin më të mirë Spahiu lë ekipin me 10 lojtarë, në të 27. Më pas i gjithë Laçi kthehet mbrapa dhe di sesi të sakrifikojë për të arritur te rezultati i shumëdëshiruar, barazimi pa gola që e çon më afër turit të tretë. /Sport Ekspres/