Ceremonia e dhënies së Topit të Artë për vitin 2023 pa një nga skandalet më të mëdha që nga ndarja e këtij çmimi prestigjioz. Fajin e kanë francezët disi të pakulturuar, të cilët i kaluan të gjitha caqet.
Portieri argjentinas Emiliano Marinez mori çmimin Lav Yashin, pra u zgjodh portieri më i mirë i vitit 2023 dhe e meritoi plotësisht. Martinez dhe babai i tij qëndruan mënjanë për të komentuar çmimin, ndërsa u shfaq pritja e tij e famshme nga finalja e Kupës së Botës.
Teksa u shfaq portieri, turma nisi me vërshëllimet dhe Martinez dhe babai i tij dukeshin të zhgënjyer. Drogba hyri menjëherë dhe i kërkoi njerëzve që të ndalonin dhe të përpiqeshin që të respektonin sportin. /Sport Ekspres/
??| French people in the room just boo’d when a clip of Martinez’s save vs Kolo Muani was shown. Drogba intervened and told them to stop. pic.twitter.com/uU5W9VObNU
— CentreGoals. (@centregoals) October 30, 2023