Tjetër turne ndërkombëtar në Shqipëri, UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të Grupit A7

Qeveria europiane e futbollit i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit!

Në muajin nëntor, nën mbikëqyrjen dhe organizimin e FSHF-së do të luhen sfidat kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 për vajza, ku marrin pjesë përfaqësueset e Bjellorusisë, Suedisë, Danimarkës dhe Greqisë.

Ndeshjet do të luhen në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Elbasan Arena” në datat 7, 10 dhe 13 nëntor të këtij viti. Skuadrat do të mbërrijnë në Shqipëri në datën 6 nëntor dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA.

Takimi i parë i turneut do të jetë Suedi – Greqi, që është planifikuar të luhet në orën 11:00, ndërsa po në të njëjtën ditë në orën 14:00 do të zhvillohet edhe ndeshja Bjellorusi – Danimarkë.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 10 nëntor, me Danimarkën që do të përballet me Greqinë në ora 11:00, ndërsa Suedi – Bjellorusi është programuar të zhvillohet në orën 14:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 13 nëntor, në të njëjtën orë 11:00.

Greqia do të luajë kundër Bjellorusisë, ndërsa Danimarka do të luajë ndaj Suedisë. Ky është turneu i 8-të që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

 

Më poshtë kalendari i ndeshjeve:

Suedi – Greqi                     datë 07.11.2023, stadiumi “Niko Dovana”, ora 11:00

Bjellorusi – Danimarkë   datë 07.11.2023, “Elbasan Arena”, ora 14:00

Danimarkë – Greqi           datë 10.11.2023, stadiumi “Niko Dovana”, ora 11:00

Suedi – Bjellorusi              datë 10.11.2023, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 14:00

Greqi – Bjellorusi              datë 13.11.2023, stadiumi “Niko Dovana”, ora 11:00

Danimarkë – Suedi           datë 13.11.2023, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 11:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online