Franca ka humbur ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit. Djemtë e drejtuar nga Deshamp janë mundur me shifrat 0-1 ndaj Tunizisë. Goli i vetëm është shënuar nga ana e Khazri në minutën e 58. “Gjelat” kishin menduar të luanin me formacionin e dytë në këtë përballje, pa ia dalë në misionin e tyre për të fituar.
Por sërish arrijnë që të mbajnë vendin e parë. Nga ana tjetër është Australia që i ndjek me të njëjtën kuotë pikësh, por me diferencën e golave më të keqe. Australia arriti të mundte Danimarkën falë golit të Leckie në minutën e 60, për ta mbyllur ndeshjen në 1-0 dhe për të kaluar më tej. /Sport Ekspres/