Gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Dortmundit dhe Shalkes në Bundesligë, mund të thuhet se në pjesën më të madhe të rasteve janë respektuar ato rregulla të vendosura për shkakun e COVID-19. Lojtarët rezervë qendronin me dy metra distancë nga njëri-tjetri dhe me maskë, kur goli shënohej nuk kishte festim me përqafime, ndërsa edhe intervistat në fundin e ndeshjes janë bërë në largësi të madhe dhe pa pasur kontakt.
Ndërkohë që Mats Humbel thyen të gjithë protokollin vetëm me një veprim. Mbrojtësi i Dortmundit me forcën e zakonit të një lojtari ka shfryrë hundët në fushën e lojës, duke e harruar që kjo është e ndaluar. Tashmë pritet që të ketë një masë për këtë gjest, pasi mund të ndiqet edhe nga të tjerët në takimet e ardhshme, ndërsa padyshim që masa e marrë do të futet edhe në historinë e futbollit pasi vjen për herë të parë dhe për një arsye në dukje qesharake. /Sport Ekspres/