Një shqiptar arriti të shënonte kundër AEK të Athinës. Jon Mersinaj tundi rrjetën kundër ekipit grek, duke i dhënë fitoren Lokomotivës së Zagrebit. Një miqësore e cila përfundoi në shifrat 1-0 në favor të kroatëve.
Në minutën e 29 të takimit do të vinte goli i Mersinajt. Pas një goditje të këndit, shqiptari u tregua i saktë duke u koordinuar me kokë për të tundur rrjetën kundërshtare. Portieri e kishte të pamundur të reagonte, teksa vetëm sa nxori topin nga rrjeta. /Sport Ekspres/