Nga Klaudio Ndreca
Milan-Juventus ka dhuruar gjithçka në mbrëmjen e sotme në Serinë A. Bardhezinjtë kaluan në avantazhin 0-2, por do të përmbyseshin në rezultatin 4-2 nga kuqezinjtë në një ndeshje spektakolare. Gjithçka nisi nga këmbët e Zlatan Ibrahimoviç që në minutën e 62 do të godiste penalltinë përballë Sheznit.
Në atë moment ishte Kristiano Ronaldo që kërkoi ta nervozonte suedezin duke i thënë portierit të Juventusit: “Ti e njeh atë”. Por Shezni do të hidhej në një krahë dhe topi ishte në tjetrën. Menjëherë pasi e realizoi saktësisht penalltinë, Ibrahimoviç ka bërë buzëqeshjen ironike dhe ka kërkuar një përplasje me vështrim me Kristiano Ronaldon.
Ndërkohë pas zëvendësimit të kryer nga Piolit, sulmuesit të Milanit nuk i ka dalë inati, teksa pasi kuqezinjtë shënuar golin e tretë, është drejtuar nga pankina e Juventusit duke bërë disa gjeste: “Flisni, flisni”. /Sport Ekspres/
???? ???? ?????? ????? pic.twitter.com/e39AwcnfEM
— zlatan ibrahimovic (@majead54321) July 7, 2020