VIDEO/ “Fiziku nuk është mirë, por truri punon”! Stërvitja e pazakontë për trajnerin e Holandës, Van Gal i drejton lojtarët për finalen nga makina e golfit

“Fiziku nuk është mirë, por truri është ende në gjendje pune”! Trajneri i Holandës, Van Gal, do të rrëzohej dhe dëmtohej seriozisht pas stërvitjes të së dielës, pasi u rrëzua nga biçikleta. Tekniku i tulipanëve ka probleme me kofshën, ndërsa mjekët vendosën që të mos operohej. Gjithsesi Van Gal nuk mund të eci normalisht dhe kërkon kohën e tij të rikuperimit.

Por pavarësisht situatës jo të mirë që po kalon, e ka gjetur mënyrën sesi të jetë pranë futbollistëve. Holanda ndodhet në situatë kritike dhe do të luajë ndaj Norvegjisë një finale të vërtetë. Në rast se do të humbasin, atëherë do të përfundojnë jashtë Botërorit dhe në vendin e tretë, duke llogaritur kryerjen e detyrës nga Turqia ndaj Malit të Zi.

Van Gal ishte i pranishëm në stërvitje me një makinë golfi, e cila po drejtohej nga ndihmësi i tij, Henk Fraser. “Ndiej shumë dhimbje. Fizikisht nuk jam mirë, por truri është në gjendje pune, mund të bëj gjithçka. Nuk duket bukur, por e drejtoj ekipin duke u folur dhe kam zhvilluar stërvitjen si normalisht në ditët e tjera”, tha Van Gal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *