Kukësi ka përmbysur Partizanin me shifrat 2-1. Musta ishte vendimtar në këtë takim, teksa pas një supergoli në pjesën e parë shënon një autogol në minutën e 70 duke hapur rrugën për rënien e të kuqve. Fitorja e sotme u ka shijuar shumë verilindorëve të cilët kanë nisur menjëherë festën pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.
Festë kjo e cila nuk është ndalur në fushën e lojës, por ka vazhduar edhe në dhomën e zhveshjes. Vetë klubi i Kukësit ka shpërndarë pamje nga momenti kur lojtarët kanë festuar dhe brohoritur për suksesin e sotëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram