VIDEO/ Fitore në sekondat e fundit, Juventusi mposht Frozinonen dhe rikthehet në rrugën e duhur

Juventusi është rikthyer në rrugën e duhur, atë të fitoreve. Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, bardhezinjtë kanë marrë sot 3 pikët përballë Frozinones. Dushan Vllahoviçi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të të ndeshjes dhe krijoi përshtypjen se fitorja do të ishte e lehtë për “zonjën e vjetër”.

Por rrjedha e lojës nuk ishte aspak e tillë. Shedira barazoi shifrat në minutën 14, ndërsa në të 27-n Breshianini përmbysi rezultatin në anën e Frozinones. Vetëm 5 minuta më vonë erdhi edhe kundërpërgjigja e Juventusit. Vllahoviçi e dërgoi sërish topin në rrjetë, duke i dërguar skuadrat në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 95, kur Rugani përfitoi nga një topi i mbetur në zonë pas goditjes së këndit për t’i dhënë fitoren Juventusit. Skuadra e Alegrit ruan vendin e dytë në Serinë A, me 57 pikë të grumbulluara në këto 26 javë kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online