Egnatia është shpallur sot fituese e Kupës së Shqipërisë. Klubi rrogozhinas po shkruan historinë, teksa fiton këtë trofe për të dytin vit radhazi. Ekipi i Edlir Tetovës mposhti Kukësin me rezultatin 1-0 në finalen e luajtur në “Air Albania”, duke marrë kështu kupën e dytë në historinë e klubit.
Zëvendës Presidenti i FSHF-së ishte i pranishëm në stadium, ku pas ndeshjes i ka dorëzuar skuadrës kampione medaljet e arta dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Malota, si kapiten i ekipit, ka ngritur i pari në qiell trofeun, ndërsa më pas e ka kaluar dorë më dorë te shokët e tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/