VIDEO/ Feston si klloun në shkatërrimin e ish-skuadrës së tij, Havertz-i nuk e fsheh lumturinë kur i shënon dy gola Chelsea-t

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Arsenali ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Chelsea-n në javën e 34-t të Premier League-s. Një prej protagonistëve kryesorë të këtij takimi ishte një lojtar që tifozeria e bluve të Londrës e njeh mjaft mirë. Bëhet fjalë për Kai Havertz-in.

Sulmuesi gjerman ishte pjesë e Chelsea-t sezonin e shkuar, kur përjetoi kritika të mëdha nga tifozët. Sot sulmuesi 24-vjeçar shënoi dopietë në portën e ish-ekipit të tij dhe nuk e fshehu lumturinë teksa Chelsea po shpërfytyrohej. Ai gjithashtu nuk e ka kursyer festimin e tij të zakonshëm si klloun as ndaj ish-skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/