Një festim goli mjaft i veçantë është regjistruar në futbollin e femrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Luhej ndeshja Kansas City dhe Angel City dhe në minutën e 82-të futbollistja e Kansas, Lo’eau LaBonta shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për të barazuar shifrat në 1-1.
Për të festuar golin e barazimit, LaBonta vendosi të bëjë “twerk” para publikut, të cilët mbetën të habitur nga ky veprim. Video u bë menjëherë virale në internet, teksa e reja mori mjaft komente në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/