Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 1-2 ndaj Partizanit në derbin e Shqipërisë. Festë e madhe ishte te bardheblutë që po kryesojnë kampionatin dhe mbi të gjitha, po shijojnë këtë moment fantastik.
Lojtarët janë kthyer si tifozët në Air Albania duke kënduar dhe brohoritur në të njëjtën mënyrë, për të nxjerrë të gjithë mbingarkesën dhe emocionet e përjetuara gjatë 100 minutave, të cilat rezultuan jo pak dramatike. /Sport Ekspres/