“Makthi përpara Krishtlindjes”/ “Tirona Fanatics” godasin me banderolën, bardheblutë si Grinçi që i vj.edh festat Partizanit

Tirana ka marrë një fitore mes emocioneve dhe ankthit në derbin e sotëm kundër Partizanit, duke e mposhtur me shifrat 2-1 me një gol në minutën e 100. Sigurisht që nuk mund të mos mungonte as derbi mes tifozëve në tribuna, ku “Tirona Fanatics” godet me banderolën e shpalosur në “Air Albania”.

Në banerin e tyre shihej personazhi i njohur për Krishtlindje, Grinçi, i cili vje.dh Krishtlindjen. Por këtë herë ka lënë rrobat e kuqe të babagjyshit dhe ka veshur ato bardheblu të Tiranës. Një paralelizëm mjaft i gjetur nga tifozët, teksa ekipi i tyre i zemrës rezultoi njësoj sikur Grinçi, duke i vje.dhur festat Partizanit. Ndërkohë grupimi ultras i klubit të Tiranës e ka shpërndarë banderolën në faqen zyrtare në “Facebook” me mbishkrimin: “Makthi përpara Krishtlindjes”!/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online