Fenomeni Isli Hidi shënon këtë herë edhe në Kupën e Shqipërisë. Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Bylisist ka mposhtur homologun e tij, Stazhilla, nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ishte një faull në zonë nga një zgjatje e këmbës së Shehut që solli e dhe vendimin e arbitrit për të drejtuar dorën nga pika e bardhë.
Kjo nuk është hera e parë që Hidi shënon për Bylisin, pasi një gjë të tillë e ka përsëritur disa herë në Superiore, ndërsa sa i përket Kupës është hera e parë. Por pas shënimit të golit ka pasur edhe nervozizëm në fushë. Portieri i mallakastriotëve ëshët konfliktuar me Xhixhën, gjë që ka sjellë edhe kartonin e verdhë në drejtim të tij. Ndëshja aktualisht është në shifrat 2-1 në favor të Laçit, por një rezultat i tillë dërgon në fazën tjetër ballshiotët që kanë fituar takimin e parë 2-0./Sport Ekspres/