Maruan Felaini vendosi të largohej nga Mançester Junajtid, ku zgjodhi Kinën për të vijuar karrierën e tij. Belgu u transferua te Shandong Luneng për diçka më pak se 10 milionë sterlina, teksa paga e tij është faraonike.
Aventura në Kinë, nisi ditën e sotme zyrtarisht për mesfushorin dhe debutimi ka qenë më mirë nga çfarë mund të mendohej. Felaini ka qenë autor i golit të fitores për ekipin e tij, i cili triumfoi 1-0 ndaj Bejing Rehnes në shtëpi.
Ishte pikërisht minuta e 50-të, kur 31-vjeçari u lirua në zonë dhe i vetëm përballë portierit u tregua i saktë, duke shënuar golin e parë në ndeshjen e tij të parë.