VIDEO/ Fejnordi hakmerret për finalen e Tiranës, mposht Romën e Murinjos me nje gol spektakolar

Më 25 maj u përballën në finalen historike të Ligës së Konferencës në Tiranë, ndërsa sot fati i bashkoi sërish Fejnordin dhe Romën  në Europë. Këtë herë dy skuadrat luajnë për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Ndeshja e parë mes tyre përfundon me fitoren minimale të Fejnordit, që hakmerret kështu për humbjen në finalen e luajtur në “Air Albania”.

Takimi ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe u vendos nga një gol spektakolar i shënuar në minutën e 23-tënga Vajferi. Ndërkohë fati i keq ka përndjekur italianët e Murinos, tekda Paolo Dibala dhe Tami Abrahami kanë lënë fushën të dëmtuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online