Zvicra ka fituar bindshëm ditën e sotme, ku ka mundur me rezultatin 3-1 Turqinë. Heroi i helvetëve ishte një shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili me dopietën e tij dërgoi në shtëpi turqit dhe mban përfaqësuesen e tij në lojë për një kualifikim të mundshëm.
Por në listën e golashënuesve ditën e sotme mund të kishim 2 emra shqiptarë. Ishte fati ai që i mohoi golin e parë në këtë Kampionat Europian Granit Xhakës. Vetë mesfushori i Arsenalit fiton një goditje dënimi dhe pranë topit shkon vetë për ta goditur. Kapiteni i Zvicrës lëshon një predhë me të majtën e tij, e cila trondit shtyllën e portës turke por pa mundur që të ndalet në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/