Një pikë në Udine i mjaftoi Napolit për të fituar titullin e tretë të kampionatit italian. Pas përfundimit të ndeshjes në Udine filloi një festë e madhe nga tifozët miq që ndodheshin në stadium.
Disa prej tyre shfrytëzuan rastin për të marrë copa bari nga fusha e stadiumit të Udineses, më pas i paketuan në qese për t’i marrë në shtëpi si suvenire.
Në Napoli, si në çdo qytet tjetër italian, futbolli është si fe, por duket se ndonjëherë kalojnë të gjithë kufijtë… /Sport Ekspres/