VIDEO | Fal kartonat dhe “Faleminderit”, gjesti i arbitrit bën xhiron e Botës!

 

Mbrëmjen e kaluar “Ligue 2” në Francë zhvilloi javën e fundit të kampionatit, me Metzin e Balliut dhe Brestin që siguruan ngjitjen në elitën e futbollin francez.

Pikërisht këto dy ekipe përballeshin mes njëri-tjetrit në javën e fundit, sfidë që u bë e veçantë edhe për faktin se arbitri i takimit, drejtonte ndeshjen e tij të fundit në karrierë.

Për këtë arsye, në fundin e takimit, arbitri Yohann Rouinsard bëri një suprizë të bukur. Ende pa u mbyllur shtesa prej pesë minutash, ai ndali lojën dhe afroi lojtarët në mesin e fushës duke i dhuruar kartonat.

Gjithashtu, me sprajin e tij Rouinsard shkruajti në fushë “Merci” (Faleminderit), duke marrë duartrokitje nga të gjithë. Arbitri e mbylli karrierën e tij në moshën 44-vjeçare me mbi 600 ndeshje të gjykuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *