I vënë në qendër të kritikave prej kohësh, Gareth Bale më në fund ka dhënë shenja reagimi. Europa League me sa duket ka zgjuar nga gjumi uellsianin, i cili është kthyer protagonist mbrëmjen e sotme me një gol një asist të dhuruar. Futbollisti 31-vjeçar fillimisht shërben për Son në minutën e 13 të takimit, kur do të vinte edhe goli i parë për Tottenham.
Më pas do të ishte vetë Bale ai që do të tundte rrjetën e Wolfsberg, teksa pasi driblon bukur mbojtësin që kishte përballë e dëron topin pas shpinës së portierit. Tottenham triumfoi me shifrat e thella 1-4 në këtë ndeshje, duke e bërë kështu kualifikimin thuajse të sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/mosely_ethan/status/1362468508479737857