VIDEO/ Etrit Berisha po përjeton “rini të dytë”, i pret penalltinë Insigne dhe shpërthen gjithë stadiumi i Torinos për gardianin shqiptar

Etrit Berisha duket sikur po përjeton rininë e dytë. Pas shkëlqimit të mëparshëm te Lacio dhe Atalanta, portieri duhej të kalonte me SPAL në Serinë B dhe më pas të qëndronte në stol te Torino. Nga fundi i kampionatit, trajneri Juric i ka besuar Berishës që në ndeshjet e mëdha ka qenë gjithmonë fantastik.

Një tjetër paraqitje mbreslënëse erdhi në ditën e sotme, ku Torino humbi me shifrat 0-1 ndaj Napolit falë golit të Fabian Ruiz në minutën e 73. Berisha bëri gjithçka për të mbajtur portën e paprekur dhe në minutën e 61 arriti të priste edhe penalltinë e Insignes, për të marrë ovacionet e tifozëve dhe shokëve të ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online