VIDEO/ Është pagëzuar si Demollari i ri, mesfushori shqiptar jep asist që në minutën e tretë

Adrion Pajaziti shihet si një nga talentet më premtues të Shqipërisë. Lojtari 20-vjeçar është pagëzuar edhe si Demollari i ri për shkak të cilësive të ngjashme me të. I rritur te Fulhami, talenti shqiptar provoi veten në futbollin e të rriturve duke u transferuar në radhët e Haugesundit.

Përshtatja po shkon mirë për Pajazitin, i cili sot dha asistin e golit të shënuar që në minutën e tretë të takimit. Megjithatë skuadra e tij doli me humbje nga stadiumi, duke u mposhtur me shfirat 2-1 nga Bodo-Glimti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *