VIDEO/ “Është një çështje e mbrojtjes”, Atalanta gjallëron Bergamon me Berat Gjimshitin

Serie A është ndalur e së bashku me të edhe jeta sociale në Itali për shkak të përhapjes me ritme të shpejta të pandemisë  botërore Covid-19. Futbollistët po ndjekin rregullat e karantinimit, ndërsa Atalanta ka zgjedhur t’u heqë sado pak atë shqetësim dhe ankth që tifozët e saj po përjetojnë, duke qenë edhe nje nga vendet më të prekura nga Koronavirusi në Itali.

E për të arritur këtë qëllim vjen në ndihmë mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti. Klubi bergamesk ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter” videon e golit të shënuar prej lojtarit të Kombëtares shqiptare në ndeshjen kundër Veronas, që solli edhe fitoren e Atalantas në minutat e fundit. Një gol ky që erdhi si rrjedhojë e një aksioni, i cili pati si protagonist treshen e prapavijës së klubit nga Bergamo, ndërsa Atalanta ka zgjedhur ta shoqërojë me fjalët: “Është çështje mbrojtjeje”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online