VIDEO/ Erzeni është befasia e bukur e këitj sezoni, zhysin Laçin në krizë me golin në minutën e 99 dhe marrin kreun e Superiores

Erzeni po i befason të gjithë në këto javë të para të “Abissnet Superiores”. Skuadra nga Shijaku pak kohë më parë rrezikonte të mos merrte pjesë në elitë për shkak të liçensimit, ndërsa tashmë e gjen veten në vendin e parë, duke shtangur edhe ekipe me emër në futbollin shqiptar. Erzeni mori një tjetër fitore me vlerë mbrëmjen e sotme, teksa zhyti më thellë në krizë Laçin pas fitores 1-0.

Tre pikë të marra me vështirësi, pasi u nevojit një 11 metërsh në minutën e 99 që shijakasit të kalonin në avantazh. Amir u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe festa është e gjitha për ekipin e udhëhequr nga Kapllani. Erzeni shkon në kuotën e 11 pikëve, duke marrë kreun e “Abissnet Superiores“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Alan, Mehmeti, Amir, Ademi, Nonato, Kadriu

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Borysiuk, Peterman, Manellari, Adeleke, Mazrekaj, Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online