Ernest Muçi realizoi në ndeshjen e fundit të Shqipërisë me Ishujt Faroe duke e rritur entuziazmin te tifozët shqiptarë sa i përket shpërthimit të tij në Kombëtare. Trajneri i Legias vendosi që Muci të kishte disa ditë pushimi më tepër se lojtarët e tjerë.
Tashmë ish-lojtari i Tiranës është kthyer në ekip dhe ka pasur vendin e titullarit në fitoren 5-0 ndaj Botoshanit. Në golin e parë, e gjithë vlera e golit i takonte Mucit për mënyrën sesi e la mbrapa kundërshtarin dhe pasimi i fundit ishte spektakolar. Por përtej asistit, veprimet e bukura në këtë ndeshje dehnin në disa momente rivalët e Botoshanit. /Sport Ekspres/